Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.