Një person është plagosur sot në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënës e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.