Dries Mertensi është në muajt e fundit të kontratës së tij ne Napolin.
E ardhmja e tij te Napoli është ende e paqartë. Klubi italian e ka opsionin që t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, gjë të cilën nuk e ka bërë deri me tani.
Por, dëshira e futbollistit është që të mbetet te Napoli. Atij nuk i interesojnë as parat.
“Jo, nuk më interesojnë parat, më mjafton Napoli. Napoli më ka pushtuar që në fillim. Kam raport fantastik më të gjithë, deri te kamerierët në qytet. Unë jam çdoherë Dries kur rri në qytet, e jo Mertens. Klubi e ka opsionin e vazhdimi të kontratës dhe po presim. Edhe nëse largohem, nuk do ta harrojë mundësinë kur të mirën që më ka sjellë Napoli. Në familjen time do të qajnë të gjithë nëse largohem”, tha Mertens për “Il Corriere dello Sport”.
Belgu është golashënuesi më i mirë në histori të klubit napolitan me 143 gola të shënuara.