Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.
Sipas këtij instituti mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica e mjegull.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.