E ardhmja e Niklas Sueles nuk duket të jetë te Bayern Munichu. Qendërmbrojtësi gjerman, kontrata e të cilit i skadon në fund të sezonit, ende nuk ka vazhduar rinovimin e saj dhe për këtë arsye do të largohet nga Bayerni.
Sipas “Bild”, Suele karrierën do ta vazhdojë në La Liga. Gjermani thuhet se ka pasur kontakte me drejtuesit e klubit të Barcelonës që po synojnë transferimin e tij falas.
26-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2017, kur u transferua nga Hoffenheimi