Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të drejtuar nga LDK-ja dhe AAK-ja.
Burime të Ballkani.info kanë bërë të ditur se kjo parti nuk do të jetë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti edhe pse më herët është thënë se do jenë aty.
“AKR mbështetë ecjen përpara të proceseve vitale për vendin, ballafaqimin me pandeminë dhe pasojat socioekonomike, por aktualisht nuk e ka në agjendë përfshirjen në çfarëdo qeverie”, kanë thënë burimet brenda AKR-së për Ballkani.info.
Tashmë është e paqartë nëse partia e Pacollit do ta mbështesë duke e votuar qeverinë e re, edhe pse në të kaluarën ish presidenti Pacolli ka dëshmuar se e voton.
AKR-ja në Kuvendin e Kosovës, i ka dy deputetë.