Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike të Covid në vend.
Pas kryerjes së 7378 testimeve kanë rezultuar pozitivë 2029 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 2 persona, një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.
Në spitale po marrin trajtim mjekësor 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 751 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki:
999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.
Statistika (13 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2029
Të shëruar në 24 orë 751
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 7378
Testime totale 1,556,936
Raste pozitive 226,598
Raste të shëruara 205,560
Raste Aktive 17,783
Humbje jete 3,255
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8779
Durrës 1434
Fier 1387
Elbasan 1300
Vlorë 1065
Shkodër 1047
Gjirokastër 777
Berat 573
Lezhë 547
Korçë 502
Dibër 215
Kukës 157