Prishtina shënon aktualisht 570 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna me më së shumti raste në nivel vendi. Pasuar nga Mitrovica me 116 raste, Prizreni 107, Ferizaj 101, Peja 65, Gjilani 61, Gjakova 51, Klina 43, Suhareka 42, Podujeva 42, Vushtrria 35, Istogu 35 e të tjera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 304 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 3 pacientë.
Që nga fillimi janë regjistruar 162.677 raste pozitive, 2.991 të vdekur e 158.134 pacientë të shëruar.