Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 264 raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shifër e rasteve të reja ka rezultuar nga testimi i 7125 të dyshuarve për koronavirus.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i të shëruarve është 10.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1251 në nivel vendi.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2877 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 789,306, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit në fund të marsit të vitit të kaluar, është 1,690, 659.