Edhe prezantuesja Ariana Berisha së fundi ishte temë e mediave sa i përket lidhjes së saj me Dagz-in.
Kjo lidhje mori vëmendje pas hyrjes së Dagz-it në BBV.
Dje ajo u përfol nëpër media pasi shkaktoi konfuzion me hyrjen e një moderatore tjetër që u bë banorja më e re, Egzona Rafuna.
E kaq mjaftoi që moderatorja Ariana Berisha të thyej heshtjen e saj.
Ajo ka reaguar me një postim të ‘fortë’ në Instagram. Moderatorja ka ‘goditur’ shumë persona me këtë postim.
Ariana ka kritikuar mediat për fotografitë e publikuara.
‘Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetërit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston pyetja por edhe konfirmimi për çfarëdo çështje. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin’, thuhet në postimin e saj.
Në postimin e saj nuk mungon respekti për Dagz-in konkretisht për ‘karakterin dhe shpirtin e tij luftarak’.
Postimin ajo e mbyllë me një fjalë për ndarjen dhe lirinë që ajo fiton sot.
‘Krejt çka mund të them është që jam shumë e lumtur me punën time, unë po e shijoj lirinë e liria s’ka çmim. Po jetoj ashtu siç unë dua e të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili e dëshiron. E kotë të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen’, përmbyllë reagimin Ariana.
Dagz-i është duke shijuar lidhjen e tij me Einxhelin brenda shtëpisë së BBV-së.