Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në trajtim janë pesë raste me COVID-19, ndërkaq 20 të tjera postCOVID.
Me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë, përcjell Klankosova.tv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, dy pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit,një pacient
Spitali i Pejës, dy pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacient