Pak ditë para largimit, Kurti ia heq rrethojat objektit të Qeverisë

Sot gjatë ditës disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurta të vendosura te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të bëhet ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në ditën kur kjo parti është duke vendosur për mandatarin.

Merret vesh se vetë qeveria ka dhënë urdhër që të bëhet heqja e rrethojave.