Kriza me rrymë, Rama: Shqipëria po e shqyrton mundësinë që ta ndihmojë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova.

Ai tha se po e ndjek me shqetësim këtë gjendje.

Rama theksoi se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të shqyrtojë çdo mundësi për t’i dalë në ndihmë Kosovës.

Kjo në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos u mungojë energjia elektrike për festën e Vitit të Ri.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”.