Një numër rekord, 103, lojtarësh dhe anëtarësh stafi kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus gjatë javës së fundit në Premierligë, që është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në maj të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan për Covid-19 në Premierligë nga 20 dhjetori deri më 26 dhjetor, raporton Gazeta Express.
“Siguria e të gjithëve është prioritet dhe Premierliga është duke i marrë të gjitha hapat parandalues ndaj ndikimit të variantit të Omicronit”, thuhet në një njoftim të ligës elitare angleze.
Javën e kaluar 90 futbollistë dhe anëtarë të stafit në Premierligë dolën pozitivë në testet për Covid-19.
Në dy javët e fundit, 15 ndeshje të Premierligës u shtynë për shkak të rasteve të shumta të infektimit me koronavirus në mesin e lojtarëve.