Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, ndërsa po ashtu është raportuar për një të vdekur si pasojë e COVID-19.
Rastet pozitive janë nga testimi i 2430 mostrave.
Nga 12 raste të reja 4 janë regjistruar në Prishtinë, tri në Mitrovicë, dy në Istog, e nga një në Pejë, Vushtrri e Gjakovë.
Ndërkohë një rast i vdekjes është regjistruar në Mitrovicë. Bëhet fjalë për një grua të moshës 50-59 vjet.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 161.339, ndërsa prej tyre 2990 kanë përfunduar me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 158.000.
Janë 349 raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa prej fillimit janë administruar 1.664.711 doza. Deri tash 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.