Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë duke marrë 37 pacientë, prej tyre nëntë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 28 me post COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë;
Spitali i Pejës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.