Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të jetë mot kryesisht i vranët me vende-vende me riga të dobëta të shiut.
Në njoftimin e tyre thuhet temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e tyre.