Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2,142 personave të dyshuar për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas njoftimit, numri i të shëruarve është 5. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 342.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 1,390. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 780,024, ndërkaq numri i dozave të vaksinës të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit, është 1,663,943.