Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 314.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,989 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.