Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, në mesin e tyre edhe një 31-vjeçar. Ndërkaq, nga 3275 testime të bëra, 376 persona kanë rezultuar pozitivë.
Në të gjithë Shqipërinë aktualisht janë 5 mijë e 165 raste aktive me COVID-19.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 383 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197 mijë e 930 që nga fillimi i epidemisë.