Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen nga coronavirusi është 39.
Në njoftim thuhet se 11 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.
“Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftim.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.