Katër raste pozitive me COVID-19 janë shënuar të dielën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2,368 të dyshuar për koronavirus, derisa janë shëruar 7 persona.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 312.
Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 711 persona në tërë Kosovën.
Me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 776,820 persona, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fillim të pranverës, është 1,654,534.