Edinson Cavani ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar Barcelonës nga Manchester Unitedi, sipas Marcas.
Sulmuesi uruguaian do të nënshkruajë kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit dhe do të zëvendësojë Serigo Agueron që u detyrua të pensionohet për shkak të problemeve shëndetësore.
Cavani ka ngecur në luftën për të gjetur vend në ekipin e parë të Old Traffordit këtë sezon dhe një lëvizje pritet të pranohet nga të gjitha palët.
“Djajtë e Kuq” do të hapnin rrugën për blerje të reja me shitjen e 34-vjeçarit.