Kurti sot viziton termocentralet “Kosova B dhe Kosova A”

Për shkak të situatës së krijuar me gjendjen energjetike në vend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që sot të vizitojë Termocentralin “Kosova B” si dhe Termocentralin “Kosova A”.

Vizita e Kurtit në Obiliq nis si fillim tek Termocentrali “Kosova B” e më pas tek ai “Kosova A”.

Vizita është paralajmëruar të bëhet në ora 15:30.

Ndryshe kryeministri Kurti mbrëmë ka fajësuar qeveritë e kaluara për krizën energjetike që tani ka Kosova.

“Importi i energjisë elektrike po bëhet me çmime më të mëdha se normalja, pra po paguhet me çmim 7-fish më të shtrenjtë se më parë, andaj kjo pritet të ndikojë edhe në çmimin e energjisë së shfrytëzuar nga qytetarët. Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera, Qeveria do të ndërmarrë hapat e duhur për të ndihmuar krizën që mund të kaplojë vendin.  Unë mund të marr masa të ndryshme për të kaluar krizën energjetike, edhe ju mund të ndihmoni në këtë aspekt, duke kursyer sa më shumë energji elektrike. Hapi i parë do të ndërmirret në fillim të vitit 2022”, ka thënë Kurti.