Përdoruesit e iPhonet kanë pasur shumë telashe orëve të fundit në qasjen e tyre në aplikacionin e bisedave, WhatsApp. Për arsye të panjohur, aplikacioni në iOS fiket sapo që përdoruesit ta hapin. Efekti ka prekur shumë njerëz në gjithë botën.
Siç kanë raportuar vetë ata në Twitter, WhatsAppi vetëm fikej duke ua bërë të pamundur kontaktin me të tjerët.
Së fundmi, nuk ka pasur WhatsApp ndonjë përditësim në App Store. Kjo sugjeron që problemi mund të ketë qenë në vetë serverat e aplikacionit.
Telashi ka prekur edhe aplikacionin e WhatsAppit për biznis.