Që nga fillimi i pandemisë më shumë se, 800 mijë amerikanë vdiqën në SHBA si pasojë e koronavirusit, tregojnë rezultatet e Institutit Johns Hopkins.
Të dhënat u publikuan në kohën kur në SHBA u konfirmuan 50 milionë raste me COVID-19.
Shumica e të vdekurve ishin qytetarë të pavaksinuar dhe të moshuar, derisa raportohet se më shumë amerikanë vdiqën përgjatë vitit 2021 sesa në 2020-n.
Rreth 450 mijë raste të vdekjeve ndodhën në vitin 2021, pavarësisht faktit që vaksinat kundër koronavirusit u miratuan qysh në dhjetor, 2020.
Mesatarja ditore e të vdekurve në SHBA është 1,150 persona, tregojnë të dhënat e Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (CDC). E 100 mijë të vdekur, raportohet se ndodhën në 11 javët e shkuara.
Përndryshe, kaluan më shumë se 650 ditë që nga koha kur pacienti i parë në SHBA ka vdekur nga COVID-19, rast i raportuar në Siatëll.
Totali i 800 mijë të vdekurve paraqet shifër më të lartë sesa popullsia e qyteteve si Boston.
Shteti tjetër me shifër të lartë të të vdekurve është Brazili me më shumë se, 616 mijë të vdekur dhe India me mbi, 475 të vdekur. Sa i përket numrit të të vdekurve për kokë banori, SHBA-ja renditet e njëzeta, thonë nga Instituti Johns Hopkins.
Numri i të vdekurve kishte rënë dukshëm pranverën e shkuar kur vaksinat ishin të qasshme për të gjithë por u rrit sërish përgjatë verës kur vendi ballafaqohej me variantin e korornavirusit, Delta.