LDK-ja fiton Dragashin

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

Me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.

Kujtojmë Gjykata supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e  Dragashit.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar rezultatin e Dragashit duke thënë se kishte tendenca për t’ia marrë LDK-së fitoren në tavolinë.

“Tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së. Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend”, ka shkruar Abdixhiku.