Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij nuk dëshiron zgjedhje të reja, por është pro formimit të një qeverie të re.
“Sa i përket AAK-së, s’jemi për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje për faktin që jemi në kohë krize e pa qeveri. Kuvendi ka obligim parlamenti t’ia kthejë vendit qeverinë. Ne përkrahim formimin e Qeverisë në kuadër të këtij parlamenti, por edhe angazhimin e të gjithëve që të ballafaqohemi bashkë me pandeminë sot e me temat e së nesërmes”, ka thënë ai në mbledhjen e krerëve të partive politike me presidentin Hashim Thaçi.
Kundër zgjedhjeve të reja është shprehur edhe Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.
Po ashtu kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe përfaqësuesit e partive politike të minoriteteve jo serbe për shkak të situatës me koronavirus.