Tre të arrestuarit në Gllogjan nuk dyshohen si doras të vrasjes së trefishtë

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj që u arrestuan sot lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan nuk dyshohen si doras. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali dhe kanë njoftuar se tre të arrestuarit dyshohet se shtyn dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas këtyre burimeve thuhet se i dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

Sinjali raportoi se motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.