Motivi i vrasjes së trefishtë në Gllogjan, dyshohet se është vetëvrasja e 20-vjeçares

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetit, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Sipas burimeve të Sinjalit, arsyeja e vetëvrasjes së 20-vjeçares dyshohet të jetë shoferi i vrarë, Gani Gjokaj.

Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë u gjet e varur në litar mëngjesin e 14 qershorit 2020.

Prokurori Haxhi Sinanaj në atë kohë kishte konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali se 20 vjeçarja, nga fshati Gllogjan i Deçanit i dha fund jetës duke u varur në litar.

Sinanaj pati thënë për Gazetën Sinjali se mjekësia ligjore e ka konfirmuar zyrtarisht se 20 vjeçarja është vetëvarur, por ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë.