Bëhet rivlerësimi: Robin Krasniqi del fitues ndaj Boesel

Robin Krasniqi ka dalë fitues në meçin ndaj Boesel, transmeton Insporti. 

Krasniqi ka çuar incizimet e tij në një juri neutrale, dhe ka marrë rezultatet ku ka dalë fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë. 

116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, ishin pesë rezultatet, të gjitha në favor të Krasniqit.

Këto rezultate u dhanë nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge.

Kjo drejtësi u nda në Gersthofen si pjesë e një eventi publik, në prezencë të medieve. Këta pesë anëtarë të jurisë janë pesë persona të licencuar nga Gjermania, për juri në boks.

Lajmin e bëri të ditur Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook: “Jam shumë i lumtur që u bë ky rivlerësim. Tani është konfirmuar edhe nga gjyqtarët zyrtarë se unë jam fituesi aktual i kësaj lufte. Po pres me padurim luftën e tretë, por sigurisht që dua të marshoj si kampion bote.” – shkroi Krasniqi.