Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 2,779 personave të dyshuar për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 324.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2,981 doza të vaksinës. Që nga fillimi i vaksinimit, të vaksinuar me dozën e dytë janë vaksinuar 772,105 persona, derisa numri i dozave të administruara në Kosovë është gjithsej 1,643, 382.