Vërshohet rruga në fshatin Polluzhë, shkak të reshurat

Të reshurat e shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në disa zona.

Përmes një videoje e cila është publikuar në Facebook nga Komuna e Drenasit vështirësim të qarkullimit të trafikut për shkak të ujit ka në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera.

Njoftohet gjithashtu se ekipet emergjente janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, derisa bëhet e ditur se edhe janë duke intervenuar në zonat ku niveli i ujit është më i madh.

“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve. Komuna e Drenasit, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, pasi që është në kompetencë të nivelit qendror. Ndërsa fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.

https://fb.watch/9JyGXeHuQI/