Vuani nga stresi? E dini se zgjidhja mund të jetë stili i shëndetshëm i jetesës.
Sipas ekspertëve mjaftojnë vetëm 400 gramë pemë dhe perime në ditë për të luftuar stresin në mënyrë të shëndetshme.
Vitaminat, mineralet, flavonoidët, karotenoidët largojnë inflamacionin dhe e bëjnë trupin tuaj të ndihet shumë më mirë.
Çfarë tregojnë të dhënat?
Sipas studimit të kryer nga Universiteti Edith Cowan në Australi mbi stresin të dhënat ishin premtuese për personat që konsumonin pemë dhe perime.
Në studimin ku morën pjesë 8.600 persona të moshave 25-91 vjeç, rezultatet treguan se personat që konsumonin rreth 470 gramë pemë e perime në ditë kishin 10% më pak stres se të tjerët.
Sipas ekspertëve çelësi qëndron tek vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e tjerë që këto ushqime i përmbajnë natyralisht.
Këto ushqime largojnë inflamacionin dhe veprojnë si antioksidantë të cilët ulin nivelet e stresit dhe të ankthit.
Episodet mes stresit, ankthit apo sëmundjeve të ndryshme të cilat i shkaktojnë ato veprojnë negativisht në organizëm duke prekur jo vetëm trurin, por edhe zemrën e sistemin imunitar.
Kjo mënyrë e të ushqyerit shëndetshëm është një nga më të mirat për të promovuar jetëgjatësinë dhe shëndetin e të gjithë organizmit tuaj.
Rregullat që duhet të ndiqni
Në mënyrë që ta zbatoni sa më shumë këtë gjetje të mjekëve, do t’ju tregojmë se në çfarë korrespondojnë në të vërtetë rreth 400 gramë pemë e perime në ditë.
Mund të nisni duke konsumuar një frut në mëngjes, një në mesditë dhe 100 gramë perime shoqëruese për vaktin e drekës dhe të darkës.
Një mollë, një banane apo një kuti me fruta pylli zakonisht përmbajnë 150 gramë secila.
Në këtë mënyrë mund të llogarisni edhe perimet për drekën dhe darkën.
Nëse e mbushni pjatën deri në gjysmë me perime do të keni rreth 200 gramë.
Studime të tjera mbi këtë çështje kanë treguar se, nëse keni të paktën 5 porcione frutash apo perimesh në tryezën tuaj çdo ditë, ulni rrezikun e vdekshmërisë dhe prekjes nga sëmundjet e ndryshme./AgroWeb/