Nga raportimet e klinikave COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë në trajtim mjekësor. 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni, Spitali i Gjakovës, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.