Katër të vdekur dhe 406 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 406 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur katër persona që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 484 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 201,045, kurse i të vdekurve është 3,108 persona.