Më 15 dhjetor në Hagë mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se konferenca për rastin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet më 15 dhjetor.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e radhës për ecurinë çështjes gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin,” thuhet në njoftimin e Speciales.