Deputeti i LDK-së, Agim Veliu derisa ka folur për humbjen e partisë së tij në Podujevë, ka thënë se ai nuk është fajtori, ndonëse sipas tij, nga kjo humbje shihet se ka qenë faktor.
Veli thotë se për një kontribut 30-vjeçar, ai ka marrë një certifikatë nga dikush që me vite të tëra ka shkruar kolumne kundër LDK-së, duke aluduar në liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Madje ai tha se ‘ka hangër edhe plumba për LDK-në’.
“Edhe është një mesazh i keq për ato gjenerata të reja që LDK-ja i fton të bëhen pjesë e LDK-së. Ata mund ta marrin shembull që një kontribuues 30 vjeçar, themeluesi, një njeri që ka hanger edhe rreh para lufte nga Policia Serbe, ka hanger edhe plumba menjëherë pas lifte për aktivitet politik për LDK-në, pra t’i jepet një certifikatë e tillë nga kush, nga njerëzit që nuk e kanë pas asnjë kontribut dhe me vite të tëra kanë bërë kolume kundër LDK-së”, tha Veliu në RTV Dukagjini.
Veliu thotë se nuk është fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë, por që sipas tij, është faktor.
“Unë nuk jam fajtor, por po shihet që jam faktor. Agim Veliu është themelues i degës, 56 herë i zgjedhur kryet, 3 herë ministër, 3 herë deputet, nënkryetar i LDK-,së anëtar i këshillit të përgjithshëm. Kryesia e LDK-së, mas një kontributi 31 vjeçar me i dhanë një certifikatë të tillë të pamoralshme për kontrubit, kjo është nënçmim për LDK-në dhe për çdo anëtar atje që e ka votu LDK-në”, shtoi ai.