Nëntë pacientë në Klinikën Infektive

Në klinikën Infektive, tash e sa kohë, situata është normalizuar.

Në këtë hapësirë spitalore më nuk dominojnë pacientët e prekur me COVID-19.

Tashmë vetëm dy reparte të kësaj klinike po dedikohen për të hospitalizuarit e infektuar me virus.

Aktualisht, këtu po trajtohen nëntë të prekur, njofton Klankosova.tv.

Derisa për personelin shëndetësor kjo situatë kaq e qetë nuk ka qenë që nga fillimi i pandemisë.

Infektologët tregojnë se rastet e fundit janë më të lehta dhe për stafin puna është bërë më e kollajshme.

E, meqë pacientët me COVID-19 janë të pakët, atëherë dy katet e poshtme të kësaj klinike u janë rikthyer shërbimeve jo-COVID.

ShSKUK-ja njofton se kohëve të fundit trajtim po marrin më shumë pacientët post-COVID sesa COVID.