Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur rrugën nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj
“Ju njoftojmë që sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Gazeta Stop.
Kërkohet që gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas.