Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Future Nostalgia”.
Nga lansimi i albumit (27 mars), 24-vjeçarja ka zënë thuajse çdo kopertinë të revistave më prestigjioze në botë, në të cilat ka folur rreth albumit, këngëve e po ashtu edhe planeve për të ardhmen.
E njëjta së fundmi ka dhënë një intervistë tjetër për ‘Billboard’, ndërsa ka treguar më shumë rreth jetës së saj në karantinë dhe ndër tjerash ka folur për një tjetër projekt që duket se po vjen së shpejti nga ajo.
E, çfarë ka mësuar nga koha e saj në karantinë?
“Unë mendoj se më ka mësuar të paktën se ne nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën aq me vrull. Për mua, gjithmonë ishte si rregull, çfarë tjetër? Ku duhet të shkoj? Ku po udhëtoj, për në? Çfarë shfaqje po vjen? Për çfarë duhet të provoj? – të gjitha ato gjëra. Dhe kjo më ka mësuar me të vërtetë se gjërat ndoshta nuk janë aq urgjente siç duken dhe që ne mund të krijojmë momente domethënëse, të veçanta edhe nga shtëpia”.
Por, kur do të publikohet kënga e re e Dua Lipës?
“Unë do të mbaj pak sekret tani për tani, por ne po punojmë në një video të re muzikore, për një këngë të re, për të cilën jam shumë e emocionuar. … Ne jemi duke punuar për videon nga shtëpia. Përpjekja për të bërë diçka argëtuese … por ajo ka historinë e vet. Do ta lejojmë që të ndodhë. Kur të vijë koha, ju do të shihni”, ka thënë ndër tjerash ylli i muzikës.