Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtrirë 58 pacientë me koronavirus.
Prej tyre, një është në gjendje kritike dhe po trajtohet me ventilim mekanik, thuhet në njoftimin për media të QKUK-së.
“Njëmbëdhjetë raste të tjera janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 46 janë në gjendje stabile”, thuhet po ashtu në njoftim.
Bëhet e ditur se katër pacientë të shëruar nga infeksioni, sot do të lirohen nga spitali.
Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar.