Shpërthimi në Fushë Kosovë, policia jep detajet nga vendi i ngjarjes

Policia sot ka rrethuar një lokal në Fushë Kosovë.

Policia ka konfirmuar se se në ora 6:00 ka marrë informatën, derisa nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia.