Presidentja Osmani nesër takon presidentin e Sllovenisë

Nesër në Kosovë do të qëndrojë për një vizitë zyrtare presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Takimi Osmani-Pahor do të zhvillohet në Presidencë me fillim nga ora 10:00.

Kështu bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës.