Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.
Jozyrtarisht, KOHA ka mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk kanë parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.
Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm.
Në alarmime të tilla, ambasadat i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme.