Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme do të shënohet rritje e temperaturave, përcjell Klankosova.tv.

“Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Tutje, ata bëjnë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.