Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 2,237 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 145,694 persona. Kjo ishte dita e dytë radhazi që u shënua rritje e numrit të rasteve të reja, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan edhe 281 viktima, duke e çuar në 4,879 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Gjermania këtë javë e filloi largimin e disa masave kufizuese, me ç’rast u hapen dyqanet e vogla, dyqanet e veturave dhe biçikletave dhe libraritë.
Sidoqoftë, nënkryetari i institutit të sëmundjeve ngjitëse ka paralajmëruar se këto masat e izolimit do të duhej të mbeteshin ende në fuqi, nëse bëhet vlerësim i situatës nga këndvështrimi epidemiologjik.