Veseli: Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV-së dhe PDK-së.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”.

Kryetari i PDK-së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e krijuar në mes koalicionit VV-LDK, zgjati vetëm 45 ditë para se të rrëzohej me mocion votëbesimi.

Deri te ky rrëzim, erdhi si rezultat i inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak se kryeministri Kurti e shkarkoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Ndërsa kryeministri Kurti thotë se e shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.