Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.