LDK-ja përmbysë rezultatin në Dragash, Bexhet Xheladini del fitues

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbysur rezultatin në Dragash, pas numërimit të votave me postë.

Në rezultatet preliminare, PDK-ja kishte 29 vota dallim, teksa tani me votat me postë ka triumfuar kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, njofton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bexhet Xheladini nga LDK-ja ka marrë 244 vota, teksa Shaban Shabani nga PDK-ja 54 vota.